Pjesë e parë spektakolare, Teuta në avantazh ndaj Tiranës

Pjesë e parë spektakolare, Teuta në avantazh ndaj Tiranës

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë të Superiores.

Pas 45 minutave të para, durrsakët janë në avantazh 2-1. Tirana kaloi në avantazh me Florent Hasanin në minutën e 4-t, me sulmuesin që shënoi pas një gafe të mbrojtjes vendase.

Gjithsesi ky avantazh zgjati pak, pasi Teuta barazoi në minutën e 10-të me Realdo Filin nga penalltia.

10 minuta më vonë, erdhi edhe goli i përmbysjes për durrsakët, me Gjinollarin që shënoi me kokë.

Në minutën e 35-të u ndërpre ndeshja për disa minuta, pasi në stadium u fikën dritat, me ndriçimin që u rikthye në gjendjen e mëparshme pas 6 minutash pritje, që u zëvendësuan në fund të pjesës së parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy