Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, më 13 qershor

Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, më 13 qershor

Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së do të mbahen më 13 qershor. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ndërsa pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Propozimi për datën është bërë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Bardhi tha se zgjedhjet për kreun e ri të PD-së do të bëhen bazuar në parimin një anëtar – një votë. Datat 16-22 maj janë afati për paraqitjen e kandidaturave, ndërsa nga 24 maji deri më 11 qershor do të zhvillohet fushata në bazë.

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kanë qenë të shumtë zërat në PD që kanë kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.

Pavarësisht kritikave për mënyrën si e ka drejtuar partinë dhe kërkesave për dorëheqje, përballë Bashës ka deri tani vetëm një kandidaturë të vetëshpallur: ajo e Fatbardh Kadillit, i cili ishte zëri i parë kundër kreut të demokratëve menjëherë pas 25 prillit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy