Politologu Ilir Kalemaj në ‘MCN Live’ ka komentuar progres raportin 2024 për Shqipërinë për të cilin u shpreh se është më pozitivi që kemi pasur deri tani.
Ai tha se anëtarësimi në vitin 2030 mbetet shumë sfidues, ndërsa theksoi se vlerësim të veçantë ka marrë puna e bërë nga SPAK.
Sa i përket lirisë së medias Kalemaj theksoi se ndonëse nuk futemi te vendet me rrezikshmëri nuk është se kemi bërë ndonjë hap përpara.
Duhet thënë se është raport përgjithësisht pozitiv, më pozitivi që kemi pasur deri tani. Po të shihet pak më thellë del se ajo që ne ishim përmirësuar ishte reforma në drejtësi dhe përkatësisht puna që ka bërë SPAK. Pra ka një pritshmëri, një vlerësim të punës së SPAK dhe natyrisht që flet për pozitivitetin që ka përçuar raporti në fjalë. Pastaj dhe nevoja për përmirësim si reformat e mëdha që duhen kryer.
Kryeministri ka premtuar 2030, a ka këtu diçka që ne mund të anëtarësohemi në këtë vit sepse nga eksperienca e vendeve të tjera na kanë treguar se nuk janë hapur kaq shpejt. Ta zëmë se i hapëm të gjithë kapitujt e negociatave, a është kjo e vetmja, një garanci e plotë që ne në 20230 do anëtarësohemi në BE, jo.
Pra dhe raportet më entuziastë parashikonin që në rastin më të mirë Shqipëria mund të anëtarësohet në 2035. Komisioni evropian bënë një debat teknik, kështu që ne lexojmë raportin dhe komentojmë mbi të, dhe ai thotë se lavdërohet puna e SPAK. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Sa i përket lirisë së medias nuk është se kemi bërë hapa të mëdha, nuk futemi te vendet me rrezik, por nuk është se shkëlqejmë.



