Skema për grurin/ Ferizaj: 30 mijë lekë për hektar nuk është as 40% e kostos që prodhon fermeri jonë, duhet të zgjerohet si skemë

Skema për grurin/ Ferizaj: 30 mijë lekë për hektar nuk është as 40% e kostos që prodhon fermeri jonë, duhet të zgjerohet si skemë

Nisi sot aplikimi për subvencionimin e grurit, ku do të subvencionohet 30 mijë lekë për hektar.

Teksa interesimi nuk ka qenë gjithaq i madh, Enver Ferizaj, President i këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, tha në studion e lajmeve në MCN tv, se bujqësia në vend është në ditët e saja më të këqija, dhe se shteti shqiptar që në krye të herës ka gabuar me skemat mbështetëse.

Sipas tij, ato janë të dështuara, sepse nuk kanë mbështetur direkt fermerin.

Bujqësia është në dittë më të vështira që ka kaluar deri më sot, për vet faktin se janë një grup seksion që mbështeten jo në mënyrë të veçantë që ta marrin dhe ta mbështesin dhe të shkoj direkt te fermeri e gjithë mbështetja që bëhet, por ata kanë bërë disa skema që pothuajse deri tani kanë qenë të dështuara, kanë qenë disa skema, tani na del skema e grurit sepse është problemi i Ukrainës që ka bërë bllokadë dhe në bursë është shtrenjtuar gruri.

Nuk mundemi ne me këtë sipërfaqe që mbledhim grurë, me këta fermerë që kemi, me këto mekanizam, me këto impute bujqësore, që janë trefishuar deri dhjetëfishuar, nuk mund të konkurrojmë as Rusinë, as Ukrainës, as Hungarinë, sepse ata janë më sipërfaqe shumë më të mëdha, sepse kanë mundësi edhe të përballojmë kostot.

Sipas Ferizaj, fermerët janë skeptikë ndaj mbështetjes pasi kosto për mbjelljen e drithërave nuk justifikon mundin e tyre, prandaj duhet të zgjerohet si skemë nga qeveria.

30 mijë lekshi nuk është as 30, 40 % të kostos që e prodhon fermeri jonë, kjo duhet në radhë të parë të zgjerohet si skemë, jo vetëm me grurin, porse edhe të gjitha skemat në bujqësi, në mënyrë që indirekt do te jemi në gjendje që nëse investojmë në bujqësi në fushat që si cak qenë më parë, investimi të shkoj direkt te fermeri, jo përmes individëve të tjerë, pastaj natyrisht që do të vij edhe problemi që kemi me importin e grurit, pastaj do te jemi në konkurrim pa problem.

Enver Ferizaj, President i këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, krahason subvencionet e shtetit shqiptar me vendet tjera të rajonit, të cilat sipas tij, pos që janë të ulta, shkojnë indirekt të fermeri.

Aq mund të ketë aplikimi, por merreni si është në rajon, ne do të konkurrojmë me rajonin, nuk po themi do konkurrosh kontinentet tjera.

Kosova jep 80-110 milionë € për bujqësinë, Maqedonia e Veriut jep 130 milionë € për bujqësinë, Shqipëria jep 20 milionë €, por edhe këto nuk shkojnë të fermeri, por bëhen disa mekanizma në shpërndarje, dhe as 50% nuk shkon te fermeri direkt por indirekt, pastaj këtu i përziejnë edhe fondet e BE, ato fonde i kanë në gjitha vendet e rajonit, ato nuk duhet të përzihen ato janë fonde që jepen nga BE duke stimuluar prodhuesin, përpunuesin, për të cilat 50-60% i ka BE dhe 40% i ke nga individi, dhe nuk janë fondet të qeverisë shqiptare, ndërsa te gruri këto nuk kanë ndonjë efekt të madh, sepse është si të them më shumë për propagandë sesa që vlen për te gruri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy