
Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 dhe veçanërisht të rasteve me variantin e ri, ka bërë që Greqia të marrë masa të reja kufizuese. Një pjesë e madhe e qyteteve nisur nga dita e sotme do të fillojnë shtetrrethim të ngjashëm me atë të muajit mars.
Masat e reja do të hynë në fuqi në Atikë, Selanik dhe Halkidiki dhe konsistojnë në një ndalim të lëvizjes nga ora 6 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit gjatë fundjavave si edhe mbyllje të një pjesë të madhe të bizneseve.
Bizneset e vetme që lejohen të operojnë do të jenë supermarketet, furrat e bukës, pikat e karburantit dhe farmacitë, ndërkohë shkollat do të vazhdojnë të funksionojnë me mësimin në distancë. Masa të ngjashme hyjnë në fuqi edhe në Patra, Halkida, Agios Nikolaos, Mykonos dhe Santorini.
Parukeritë dhe qendrat e bukurisë, autoshkollat(KTEO), agjencitë e basteve OPAP dhe gjykatat nuk do të lejohen të veprojnë. Shkollat dhe çerdhet gjithashtu do të mbesin të mbyllura.
Për më tepër, që nga e shtuna, hyrja dhe dalja nga këto komuna do të lejohet vetëm për qëllime pune, ndërsa aktiviteti i ndërtimit pezullohet për pesë ditët e ardhshme.
Për të katërtën ditë radhazi, infeksionet ditore të koronavirusit në Greqi janë mbi 1.000 edhe nëse ka një bllokim të përgjithshëm që nga 7 nëntori 2020 dhe disa rajone dhe komuna janë në regjim më të ashpër të bllokimit që prej të paktën një jave.
Masat janë rezultat i një kompromisi të dukshëm midis epidemiologëve dhe zyrtarëve qeveritarë me këta të fundit për të mos dashur ndalimin e aktiviteteve të biznesit.



