Çështja Beleri, Rama: Ligji nuk e lejon betimin në burg (VIDEO)

Çështja Beleri, Rama: Ligji nuk e lejon betimin në burg (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha për median greke Kathimerini se burgosja e Fredi Belerit nuk ka lidhje me qeverinë. Ai tha se nuk duhet të gjykohet ky vendim pa ditur provat që mund të ketë gjykata.

Pyetjes së gazetarit nëse ai mund të betohet në burg, Rama tha se këtë gjë nuk e lejon ligjislatura.

“Përgjigja është shumë e thjeshtë, e para burgosja e njërit e mos burgosja e tjetrit nuk ka fare lidhje me qeverinë dhe mua. E dyta, burgosja e njërit ka të bëjë me kapjen në flagrancë. Çështjet e tjera bazohen në akuza dhe hetimet vijojnë. Kështu që krahasimi nuk qëndron realisht.

Askush nuk di provat e plota përveç prokurorëve, që mbeten në heshtje për shkak të sekretit të investigimit. Kur të shfaqen në gjykatë provat e plota do të bëhen të njohura tek të gjithë e atëherë kushdo mund të gjykojë. Nuk komentoj sepse asnjëherë nuk komentoj punën e këtyre institucioneve të drejtësisë.

Nuk do gjeni asnjë çështje të komentuar nga unë. E vetmja ndërhyrje qeveritare që kur reforma në drejtësi mori rrugën e saj është ndërhyrja e qeverisë greke. Nga qeveria shqiptare nuk ka pasur e nuk do ketë asnjë ndërhyrje.

Mund të gjeni “dritaren” më të vogël në legjislaturën tonë që të lejojë betimin në burg me noter? Nuk ekziston diçka e tillë”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy