Pas tri javësh protestash dhe 16 ditësh grevë urie, përfaqësuesit e naftëtarëve të “Bankers Petroleum” zhvilluan sot një takim në Ministrinë e Ekonomisë për të diskutuar kërkesat e tyre për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.
Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Dritan Shahu, në një deklaratë për MCN TV, tha se takimi i sotëm u zhvillua me ndërmjetësimin e Ministrisë së Ekonomisë, ku morën pjesë përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum” dhe të Inspektoriatit të Punës.
Kërkesa jonë kryesore ishte rishikimi i pagave për punonjësit që punojnë në fushë, për të shmangur diferencat ekstreme që ekzistojnë sot midis tyre dhe drejtuesve të lartë.
Ne kërkojmë paga të dinjitetshme, sipas kategorisë së punës dhe përgjegjësive që mbart secili naftëtar.
Takimi zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua me tensione të larta mes palëve, pasi kompania vijon të mos pranojë asnjë rritje për punonjësit e terrenit.
Ne qëndruam të vendosur për të marrë atë që na takon, por kompania justifikohet se nuk ka fonde, ndërkohë që drejtuesit e saj paguhen me qindra mijëra euro në muaj, ndërsa naftëtarët marrin vetëm 600 euro.
Shahu ngriti gjithashtu shqetësimin për diferencat e mëdha të pagave mes punëtorëve shqiptarë dhe të huajve, veçanërisht me punonjësit kinezë, të cilët sipas tij, paguhen me shifra shumë të larta deri në 100 mijë €.
Në Bankers, shtetasit kinezë marrin paga që shkojnë nga 70 deri në 100 mijë euro, ndërsa punonjësit shqiptarë punojnë me 600 euro. Kjo nuk është drejtësi.
Ne kërkojmë që asnjë naftëtar në fushë të mos paguhet më pak se 1 mijë euro neto.
Kërkesa jonë është që naftëtarët të trajtohen me dinjitet, dhe jo që një drejtues i lartë të paguhet sa 100 Ministria e Ekonomisë kërkoi që palët të arrijnë një marrëveshje dhe në fillim të javës së ardhshme do të zhvillohet një tjetër takim për të vijuar negociatat.



