
Për projektin e Portit të Durrësit, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se Edi Rama po sillet sikur të jetë prona e gjyshit të tij, që t’ia ketë lënë trashëgimi.
Ndoka e cilëson si një investim të rëndësishëm dhe për të duhen pyetur së pari banorët e Durrësit dhe Këshilli Bashkiak.
Nga studio e MCN Live ai kërkoi që të hapet një debat publik për shkak se bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm dhe lidhur me të duhen dëgjuar specialistët.
Gjithologu Rama flet dhe për infrastrukturën dhe turizmin, ndërkohë që është e rëndësishme të flasim a i duhet ky investim Durrësit, ky port i jahteve?
A e di Rama se në port në Budva dhe në Bari ka tashmë vende edhe për parkingjet e jahteve, që janë përfitues me miliona euro që vijnë nga vende të tjera.
Sikur ta bënte në Velipojë ose Himarë do kishte të ardhura shumtë të mëdha vetëm nga parkingu për dimër.
Kjo është një skemë e hapur totalisht korruptive me interesa të fshehta, edhe pse ndryshojnë herë një emër kompanie, herë del një emër tjetër. Ka reagim edhe nga NATO, për çështje sigurie.
Opozita është institucion për mbrojtjen e interesit publik, duhet dialog me opozitën për të qenë transparente. Ky ka zgjedhur rrugën e shkurtër, ka kapur Bashën peng dhe mendon se duke futur Bashën aksioner në port, e ka mbyllur me opozitën.
Ky e di Shqipërinë të vetën, thotë unë jam i votuar dhe do bëj çfarë të dua. E ka kthyer Tiranën të pabanueshme. Ky ka bërë shumë zullume, por kjo e fundit në Durrës kalon çdo gjë.
Nuk e gjykoj që porti i jahteve është Durrësi për tu bërë. Aty mund të jetë për korçerat që të bëhet, pjesa e jahteve do ishte shumë mirë me vendet kufitare, me Malin e Zi dhe Greqinë.
Kjo bëhet me një debat që të na bindin edhe ne që nuk marrim vesh dhe nuk jemi specialistë të kësaj fushe pse i fut me procedura të përshpejtuara gjithmonë si tinëzar dhe i firmos direkt.
Një projekt dyshues që do jetë barrë e rëndë për ne, një projekt qe vjen nga një botë me probleme, është kundërshtuar dhe në Kroaci.
Është përgjegjësi e jona si opozitë për të ndaluar një gjë të tillë, këtë personazh po nuk e ndalove me dhunë dhe forcë, do bëj dëme për vendin tonë.
Mbaroj me turp periudha e Lulzim Bravës, opozita do të ketë përgjegjësi më të madhe. Ky nuk njeh dialogun, konsensusin politik, rregullat kushtetuese, por vetëm dhunën institucionale.
Kur e sheh që një projekt i tillë është aferë korruptive pa transparencë, pa procedura, në shkelje të ligjeve shqiptare, duhet t’i parandalosh ata aventurierë nga bota arabe.
Princi i kurorës thotë ky! Këta janë personazhe të shigjetuar shumë herë nga pjesa ndërkombëtare, pjesa e origjinës së tyre është burim dhe strehim krimi, me probleme edhe me financat e tyre.
Nuk kemi nevojë që modele të tilla ti marrim në Shqipëri, se ne synojmë BE, por ky shkon në ato vende me rrezik jashtëzakonisht të lartë. Vendimi i opozitës është jashtë mase i drejtë.
Qytetarët janë një hap para nesh, i shohim çdo ditë ata në Divjakë që protestojnë, pedagogët që protestojnë për të drejtat e tyre.
Opozita ka qenë indiferente, për faktin e shumë dramave që kemi kaluar, ekstremja që u kap peng lideri i opozitës, kemi pasur një opozitë me gojë mbyllur. Basha nuk ka folur kurrë për portin e Durrësit se u kap edhe me dokumente i përfshirë.
Berisha ka përgjegjësinë kryesore dhe opozita në tërësi, ka përgjegjësinë të mos pranohen projekte të tilla. Ku nuk ka tabelë ka afera korruptive.
Shoh ndërtime kudo në Tiranë por nuk ka tabelë! Pse nuk ka tabelë se nuk ka një opozitë institucionale të flasë.



