Ky është polici superhero që vraru Anis Amrin njeriun më të kërkuar në Evropë

Ky është polici superhero që vraru Anis Amrin njeriun më të kërkuar në Evropë

Ky është heroi I momentit jo vetëm në Itali por në të gjithë Europën. Luca Scata tani është polici superhero i cili qëlloi terroristin e masakrës së tregut të Krishtlindjeve në Berlin.

Ai ishte thjesht një fillestar në radhët e karabinerve pasi kishte vetëm disa muaj që kishte filluar punë si polic, por nuhatja e tij arriti të ndiqte dhe të qëllonte duke e lënë të vrarë, Anis Amrin njeriun më të kërkuar në Evropë.

Siciliani, i cili punon në Milano, iu afrua vrasësit jashtë stacionit Sesto San Giovanni në pjesën veriore të Italisë ndërkohë që ishte duke patrulluar me kolegun e tij Christian Movio.

Ata i kërkuan atij dokumentet e identifikimit sepse i ngjante të dyshuarit të sulmit në Berlin, kur Amri nxori një armë nga çanta e tij dhe hapi zjarr duke thërritur “Allahu Akbar”.

Movio u plagos në shpatull ndërkohë që Amri filloi të vraponte e më pas u fsheh pas makinave ndërkohë që vazhdonte të qëllonte.

Scata filloi ta ndiqte dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy