Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, thotë se rasti i Sazanit tregon se qeveria në Shqipëri i sheh edhe marrëdhëniet ndërkombëtare si ortakëritë e pista të pushtetit. Qori tha se pothuajse sipas të njëjtit model është dhënë edhe hapësira për kampin e Gjadrit.
Sazani i vetmi ishull që ne kemi. Po e falim. Dhe jo vetëm e falim, por qeveria shqiptare me paratë tona do të sigurojë të gjithë infrastrukturën e mundshme. Dikush mund të thotë na duhet për turizëm. Pse nuk ka një thirrje ndërkombëtare që një grup i pavarur gjykuesish të shqyrtojë kërkesat apo propozimet dhe të zgjedhë investitorin e duhur. Është zgjedhur zoti Kushner si përfaqësuesi i një konglomerati. Nuk e kuptoj çfarë dobie i sjell kjo popullit shqiptar. Diçka e ngjashme ka ndodhur me kampin e refugjatëve. Qeveria ia ka dhënë qeverisë italiane për një afat që nuk dihet sa do zgjasë.
Do të doja të dëgjoja zëra kritikë kundër një transaksioni të tillë. Dua të kujtoj se aleanca janë strategjike është me SHBA-në si shtet dhe jo me dhëndrin e presidentit. Marrëdhëniet ndërkombëtare shihen si ortakëritë e pista të pushtetit.



