Gjeorgjia shton masat për shkak të koronvirusit

Gjeorgjia shton masat për shkak të koronvirusit

Ekipet e pastrimit të bashkisë së qytetit Tbilisi kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit gjeorgjian së bashku me zjarrfikësit për të kryer dezinfektime gjatë natës, ndërkohë që masa të reja të rrepta për të frenuar përhapjen e COVID-19 kanë hyrë në fuqi.

Më 17 prill u vendosën kufizime të reja në lëvizjen e automjeteve për pesë ditët e ardhshme, ndërkohë që ndërsa zhvillohet Pashka Ortodokse. Kjo është një masë shtesë e prezantuar nga qeveria në krye të një shtetrrethimi, ndërkohë që gjendja e jashtëzakonshme u shpall në Gjeorgji më 21 mars, thotë “Euronews”.

Ndërsa koronavirusi përhapet në të gjithë globin qeveritë kanë marrë masa kufizuese në një përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar pandeminë.

Bizneset dhe dyert e kishave janë mbyllur për të parandaluar përhapjen tinëzare të virusit.

Gjeorgjia aktualisht ka 370 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe tre vdekje sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy