
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pas finalizimit të zgjedhjeve parlamentare në vend, ka zgjedhur të takoj kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, partia më e madhe opozitare, e cila nuk arriti të korrë fitore në zgjedhjet e fundit në vend.
Mësohet se ambasadorja Kim ka shkuar në Selinë e PD, ku do të takohet me Lulzim Bashën.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ky takim, që më gjasë bëhet fjalë për rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.



