Të shtënat në Vaun e Dejës, identifikohen 3 autorët

Të shtënat në Vaun e Dejës, identifikohen 3 autorët

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 personat e përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxë.

Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

Në njoftimin e policisë thuhet: Vau i Dejës

Policia identifikon personat e përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxë dhe për interes të hetimit nuk bëhen publike gjeneralitetet e tyre.

Vijojnë  intensivisht kontrollet për kapjen e tre autorëve të dyshuar që qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti ku brenda tij ndodheshin dy shtetas. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

Në vijim të hetimeve intensive të kryera  nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur në fshatin Rrenxë të Vau të Dejës, është bërë e mundur identifikimi i palëve të përfshira dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e  plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendin“ e mbetur në tentative,  kryer në bashkëpunim  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy