Iran, fituesja e çmimit Nobel nis grevën e urisë në burg

Iran, fituesja e çmimit Nobel nis grevën e urisë në burg

Fituesja iraniane e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2023, Narges Mohammadi, fillon grevën e urisë në burgun Evin, Teheran.

Narges Mohanmadi përmes një mesazhi nga burgu i Evinit ka njoftuar familjen e saj ditën e sotme se para pak orësh ka filluar grevën e urisë.

Jemi të shqetësuar për gjendjen fizike dhe shëndetësore të Narges Mohanmadi.

Kështu thuhet në deklaratën e familjes, e cila raportohet nga mediat ndërkombëtare.

Mohammadi, gazetare dhe aktiviste kundër regjimit iranian të Ajatollahut Ali Khamenei mbahet në burg për mos mbajtjen e shamisë.

Javën e kaluar, Mohanmadi e cila vuan nga problemet e zemrës dhe mushkërive, për shkak të refuzimit të saj për të mbajtur shami, nuk u dërgua as në infermierinë e spitalit, por u vizitua në burgun e grave.

Autoritetet kanë vendosur të mos e transferojnë në spital derisa të vendosë shaminë.

E arrestuar 13 herë, u dënua pesë herë me gjithsej 31 vite burg dhe 154 rrahje me kamxhik.

Në motivacionin për çmimin, Komiteti Nobel nënvizoi “koston e jashtëzakonshme personale” që aktivistja 51-vjeçare po paguan për “luftën e saj të guximshme” për të drejtat e grave dhe kundër dënimit me vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy