Sërfisti brazilian thyen rekordin Guinness, lundron në dallgën 24 metra të lartë (VIDEO)

Sërfisti brazilian thyen rekordin Guinness, lundron në dallgën 24 metra të lartë (VIDEO)

Zyrtarët e Sërf-it kanë konfirmuar se sërfisti brazilian theu rekordin botëror gjatë lundrimit në dallgën më të madhe të botës vitin e kaluar.

Rodrigo Koxa kaloi mbi një dallgë prej 24 metra në Nazaré në Portugali më 8 nëntor 2017.

Koxa iu dha Rekordi Botëror i Guinnessit për lundrimin në valën më të madhe gjatë mbrëmjes së shtunë në Big Wave Awards të World Surf League.

Fitimi i çmimit për thyerjen e rekordeve ishte "dita më e mirë e jetës sime", tha ai.

Kështu për 61 centimetra ai ka arritur të thyej rekordin e amerikanit Garrett McNamara i cili mbahej që në vitin 2011, i cili lundroi mbi dallgën 23 metra.

“Falënderoj të gjithë për përkrahjen, më keni ndihmuar të besoj edhe atëherë kur është e pamundur. Ky është rekordi i ri, nuk di qfarë të them tjetër”, ka shkruar Rodrigo Koxa 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy