FMN kërkon shtyrjen përpara të iniciativës për reformën në drejtësi, e mbështetur nga BE, si dhe reformat e tjera të lidhura me të, “për të trajtuar shqetësimet e qeverisjes dhe një sistem joefikas të drejtësisë”. FMN me një deklaratë njoftoi mbylljen me sukses të programit trevjeçar me Shqipërinë.



