
Nëse jeni të shqetësuar për mjedisin, urreni udhëtimet me aeroplan ose dëshironi një mundësi më të lirë, udhëtimi me tren mund të jetë një zgjedhje e mirë për pushimet tuaja.
Me rritjen e ndërgjegjësimit për karbonin, trenat në Evropë po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara. Një rrjet i gjerë hekurudhor do të thotë se kontinenti është lehtësisht i arritshëm me tren dhe pamjet tërheqëse për shpirtin gjatë rrugës i bëjnë udhëtimet të paharrueshme në tokë. Në fund të fundit nuk ka të bëjë gjithmonë me destinacionin.
Nga qendrat kulturore në veri te destinacionet e lagura nga dielli në jug, Euronews ka zgjedhur nëntë qytete fantastike në Evropë, në të cilat nuk keni pse të fluturoni.
-Për peizazhe malore: Bern, Zvicër
-Për kënaqësitë ushqimore: Firence, Itali
-Për kulturë: Amsterdam, Hollandë
-Për peisazhe me diell: Sevilje, Spanjë
-Për arkitekturën intriguese: Këln, Gjermani
-Për vreshtat: Bordo, Francë
-Për madhështinë perandorake: Vjenë, Austri
-Për një largim romantik: Romë, Itali
-Për një pushim fundjave: Londër, Britani



