PD: Qeveria përjashton opozitën nga takimi në Bruksel, thyhet tradita 6-vjeçare

PD: Qeveria përjashton opozitën nga takimi në Bruksel, thyhet tradita 6-vjeçare

“Pas një tradite 6-vjeçare qeveria ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian”, kjo është akuza që Partia Demokratike ngre ndaj Qeverisë.

Përmes një reagimi, demokratët thonë se prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Evropian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Evropian.

Sipas tyre, ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur, “qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë.

Sipas PD-së, në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit, sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë.

“Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj Qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, thuhet në reagimin e PD-së.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy