Më shumë se 800 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet

Më shumë se 800 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet

Numri i personave me diabet është dyfishuar gjatë 30 viteve të fundit në më shumë se 800 milionë njerëz në mbarë botën, sipas një studimi ndërkombëtar.

Analiza globale e botuar në revistën shkencore “Lancet” zbuloi se normat e diabetit tek të rriturit u dyfishuan nga rreth 7% në rreth 14% midis viteve 1990 dhe 2022, me rritjen më të madhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Studimi është analiza e parë globale e shkallës dhe trajtimit të diabetit në të gjitha vendet. Shkencëtarët në NCD-RisC në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë përdorën të dhëna nga më shumë se 140 milionë njerëz të moshës mbi 18 vjeç, nga më shumë se 1000 studime në vende të ndryshme.

Ata aplikuan mjete statistikore për të mundësuar krahasime të sakta të prevalencës dhe trajtimit midis vendeve dhe rajoneve.

Studimi nxori në pah pabarazitë në rritje shëndetësore. Më shumë se gjysma e rasteve globale të diabetit ishin të përqendruara në katër vende.

Nga personat që kishin diabet në vitin 2022, më shumë se një e katërta, 212 milionë jetonin në Indi, 148 milionë në Kinë, 42 milionë ishin në SHBA dhe 36 milionë në Pakistan. Indonezia dhe Brazili përbënin përkatësisht 25 milionë dhe 22 milionë raste të tjera.

Në disa vende në ishujt e Paqësorit, Karaibe, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, më shumë se 25% e popullsisë femra dhe meshkuj kanë diabet, zbuloi studimi.

Ndërsa SHBA 12.5% dhe Britania e Madhe 8.8%, normat e diabetit mes vendeve perëndimore me të ardhura të larta.

Ndërkohë, normat e diabetit në vitin 2022 ishin aq të ulëta sa 2-4% për gratë në Francë, Danimarkë, Spanjë, Zvicër dhe Suedi, dhe 3-5% për burra në Danimarkë, Francë, Ugandë, Kenia, Malavi, Spanjë dhe Ruandë.

Rritja e obezitetit, krahas plakjes së popullsisë globale do të thotë se një numër në rritje i personave në rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy