“Për 24 orë ndal luftën ", Zelensky fton Trump-in në Ukrainë: Je i mirëpritur!

“Për 24 orë ndal luftën ", Zelensky fton Trump-in në Ukrainë: Je i mirëpritur!

Volodymyr Zelensky e ftoi Donald Trumpin në Ukrainë nëse ai vërtet, siç tha dikur, mund t'i jepte fund luftës në 24 orë.

"Ish-presidenti tha se në rreth 24 orë ai mund të menaxhonte dhe t'i jepte fund luftës. Çfarë mund të them për këtë? Ai është i mirëpritur", tha presidenti ukrainas në një intervistë në Meet the Press, në NBC .

Lidhur me këtë, ai tha se do t'i duheshin vetëm 24 minuta, dhe jo 24 orë, për t'i shpjeguar Trumpit se nuk mund ta zgjidhë këtë luftë aq lehtë sa mendon. 

Zelensky beson se edhe nëse Trump do ta provonte, paqja nuk do të ishte e mundur në këtë moment për shkak të pozicionit të presidentit rus.

Trump tha në maj të këtij viti se nëse rizgjidhej, ai mund ta "zgjidhte" luftën në Ukrainë brenda një dite, duke theksuar se procesi i negociatave do të ishte "shumë i lehtë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy