Karamuço: Vrasës serial lëvizin lirisht! Legalizimi i kanabisit, problem kontrollimi i informalitetit (VIDEO)

Karamuço: Vrasës serial lëvizin lirisht! Legalizimi i kanabisit, problem kontrollimi i informalitetit (VIDEO)

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ekzekutimin e mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku u vra me armë zjarri 55-vjeçari, Nazmi Bandulla tha se qyteti verior cilësohet një zonë shumë e nxehtë e krimit të organizuar.

Për MCN Live ai deklaroi se policia nëpërmjet sistemeve të saj i njeh të gjitha kontingjentet kriminale dhe do të bëjë të gjitha lidhjet e mundshme dhe versionet fillestare janë tashmë, pasi dihen rivalitetet dhe tentativat me tritol.

Karamuço ngriti si shqetësim faktin se ngjarja ndodhi në një bar kafe në mëngjes, me armë luftarake të tipit kallashnikov, duke e cilësuar me rrezik të jashtëzakonshëm për jetën e qytetarëve të tjerë.

Është bërë pjesë e debateve edhe me drejtues të Policisë së Shtetit ,nëse dihen këta individë që kanë rivalitet të mundshëm dhe pritet goditja e radhës, çfarë duhet të bëjë policia. Në shumicën e rasteve, këta persona nuk kanë kërkuar mbrojtje. A duhet të marrë masa, apo duhet të sinjalizojë për lëvizjen, kjo është pjesë e policimit. Nga ana tjetër policia nuk i ka sot kapacitetet për të mbrojtur jetën e qytetarëve që ndihen të rrezikuar. Në këtë rast nuk është vlerësuar rrisku i një objektivi të mundshëm. Janë ngjarje të pritshme që normalisht ndodhi dhe parashikohet që duhet të ndodhin. Është një ngjarje e paralajmëruar. Duhet konvertimi i policisë në shumë inteligjente, duhet të përdorë Hi-tech, teknologji të lartë. Ka filluar policia rrugore me fotografime. Ne kemi vrasës serial edhe në ditët e fundit që lëvizin lirisht të pakontrolluar nga këto lloj sistemesh. Ka të bëjë me krehjen e zonave për eksploziv dhe armë në distancë, sistemet e reja kontrollojnë deri në 10 mijë veta menjëherë dhe të sinjalizojnë policinë. A ka ardhur koha të instalohen të tilla pajisje? Për mua po, duhet të shpenzojmë më shumë se duhet të kemi më shumë rend dhe siguri.

I pyetur për dhunën ndaj kancelarit të gjykatës së Elbasanit, Karamuço nënvizoi nevojën për të vlerësuar nëse goditja është bërë për shkak të detyrës apo për qëllime të tjera.

Më vjen keq që një përfaqësues i gjyqësorit nuk bashkëpunon me policinë. Mundohen të mbajnë të fshehur informacione të caktuara. Mendojnë se mund të mbrohen më mirë dhe mund ti japin sinjal sulmuesve se unë e kam mbyllur këtë punë, por kjo nuk e parandalon kriminalitetin. Elbasani ndër vite problematik. Por këtu është sulmuar drejtësia, gjithsesi është përfaqësues i lartë. Jo vetëm duhet të merret në mbrojtje, por duhen zbardhur detajet e ngjarjes.

Për korrupsionin në Dogana, pas arrestimit të 32 punonjësve të policisë kufitare të Morinës tha se ka dy probleme kryesore, së pari e cilësoi fitore të madhe që së fundmi nëpërmjet atyre filmimeve nxirret një fenomen i vjetër i Policisë së Shtetit si korrupsioni.

Dhe së dyti e cilësoi të dëmshme se është masiv dhe korrupsion në grup dhe e ngre në nivel tjetër rrezikshmërinë e strukturave të policisë.

Problemi qëndron si nisi kjo si histori. Dy autorë të dyshuar për një vepër penale ndaj një ish-deputeti deklaruan se kanë qenë në Kosovë. Policia shqiptare i çoi informacion policisë së Kosovës dhe nga këto verifikime doli se ka problematikë nga mënyra se si është kaluar pika kufitare nga këto persona. Nxitja kryesore dhe teknikat kryesore u morën nga pala kosovare. Hetim i përbashkët, nxori në pah shkeljet e konstatuara në grup nga ana e policisë shqiptare edhe Kosovës. Vlen të përmendet jo vetëm një konstatim i rolit bazë në grup, por edhe në hierarki, pse nuk është kontrolluar më parë kjo hierarki. Po ti si polici si e ke kontrolluar? Kontrolli vertikal i brendshëm në drejtimin e policisë është i përditshme. Këto janë rastet e shpërdorimit të detyrës.

Sa i takon deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për legalizim të plotë të hashashit, u shpreh skeptik, duke u ndalur me kontaktet që ka pasur me dy eksponentë të biznesit Maqedoni dhe Kroaci.

Të dy janë me humbje dhe në prag të falimentimit. Në Maqedoni ka nisur një gjyq nga një bullgar, i cili ka pësuar humbje për kanabisin mjekësor. Sfida më e madhe europiane, sot ne kemi Marokun. Vitin e kaluar ka legalizuar kultivimin e kanabisit mjekësor dhe ka 38 mijë ton për tregun e Europës. Nuk do të jemi konkurrues se ata kanë kosto më të ulët. Shumë prej shteteve që kanë prodhuar këto nisma kanë dështuar. Prodhimi i Britanisë është rreth 900 ton në vit, ka probleme se nuk gjen treg konkurrues. Nuk e di a e kanë këshilluar Kryeministrin, se përdorimi i kanabisit nuk është i dënueshëm. Vendimi i marsit 2008 përcakton kush janë përdoruesit me porcione të vogla dhe më tej një praktikë kush janë personat që mund të dënohen. Nuk e di pse do bëhet legalizimi i kultivimit. Nëse do legalizohen për përdorim për kanabis sativa. Përdoruesi sot që sot është i legalizuar. Problemi është mos të legalizojmë kultivuesit e kanabisit që po ndodh në mënyrë masive. Nëse hapim aktivitetin formal, do kemi probleme për të kontrolluar informalin. Sfida më e madhe do jetë për Policinë e Shteti nëse është kontrolluar informaliteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy