Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në Kavajë. Taksisti Idriz Karriqi ishte denoncuar ditë më parë nga familjarët si i zhdukur.
Policia bëri të ditur se trupi i pajetë i Karriqit është gjetur gjatë natës në fshatin Rrethgreth.
Pista kryesore në të cilën po hetohet është ajo e grabitjes, pasi makina e viktimës nuk është gjetur pranë trupit të pajetë.
