Pronat e ushtrisë, Cakrani: Po i zgjasin hetimet që të përfundojnë afatet për të marrë në përgjegjësi oligarkët (VIDEO)

Pronat e ushtrisë, Cakrani: Po i zgjasin hetimet që të përfundojnë afatet për të marrë në përgjegjësi oligarkët (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani tha në studion e MCN Live se një nga arsyet pse SPAK po zgjat hetimet për dosjen e pronave të ushtrisë është që të përfundojnë afatet për të marrë në përgjegjësi penale oligarkët. 

 

Sipas Cakranit, provat janë aty dhe kjo çështje nuk dop tyë mbullet dhe se Olta Xhaçka do të merret në përgjegjësi penale. 

 

Po ashtu Cakrani tha se në dijeninë e tij Presidenti Begaj është marrë në pyetje dy herë për këtë çështje. 

 

Një nga arsyet pse po e zgjasin është që të përfundojnë afatet për të marrë në përgjegjësi penale biznesmenët ose oligarkët. Presidenti është pyetur në zyrën e tij dy herë. Është në hall të madh. Fakti që në këto veprime përfshihet i gjithë zinxhiri drejtues i kohës së Ministrisë së Mbrojtjes është fundi që mund të prekë një republikë. 

 

Është çështje kohe, sa t’i lëshojnë edhe ata që i kanë premtuar që do t’i mbajnë. Që ajo çështje nuk mbyllet nuk ka diskutim. Që do merrte në përgjegjësi penale Xhaçka për atë kjo nuk ka asnjë lloj diskutimi. Me gjithë dëshirën, presionin që kanë prokurorët ajo çështje nuk mbyllet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy