Kreu i SPAK Altin Dumani ka kërkuar bashkëpunim të shtuar rajonal për të goditur krimin e organizuar. Deklarata e Dumanit u bë nga Forumi i Kryeprokurorëve që po zhvillohet në Tiranë. Dumani vuri në dukje se për të shpërbërë grupet kriminale, që janë të ndërlidhura, duhet ndjekur shembulli i operacioneve të organizuara me Eurojust.
“Nuk na bashkon gjeografia, por lufta kundër krimit. Grupet dhe organizatat janë të ndërlidhura, për shpërbërjen e tyre duhet punë si rajon, më shumë hetime të përbashkëta, besim, vizion dhe ndarje informacionesh. Bashkëpunimi me Eurojust, nyje strategjike për bashkëpunim, pasi trajtuam raste komplekse duke punuar së bashku. SPAK ka numrin më të lartë të çështjeve. Në janar-maj janë zhvilluar 10 mbledhje, 23 skuadra hetimore me BE e rajonin, një skuadër me Amerikën Latine. Skuadrat e përbashkëta, hetimet financiare dhe rekuperimi i aseteve, ndarja e informacioneve në kohë reale”.



