Tabaku: Duhet të flitet për çështjen Ahmetajn. Manja: Heshtja jonë, respekt për drejtësinë dhe ligjin

Tabaku: Duhet të flitet për çështjen Ahmetajn. Manja: Heshtja jonë, respekt për drejtësinë dhe ligjin

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku këmbëngul që çështja Ahmetaj të futet në rendin e ditës si dhe të jetë i pranishëm në Kuvend, kryeministri Rama. Ajo thotë se inceneratorët janë afera korruptive më e madhe e shtetit shqiptar. “Kërkesë e drejtë nga ne. Qeveria u bë avokate e 3 personave në kërkim ndërkombëtar. Është minimumi që qeveria të japë llogari, turp që i keni dalë për zot një afere korruptive. Sot gjysma e grupit parlamentar të PS përmendet në dosje, ka pasur lidhje me këta 3 persona, këta sot duhet të ishin larguar, të ulnin kokën. Sot qeveria nuk mund të fshihet pas një akuzë që PS ja ka bërë për 7 vite me radhë, pasi keni vendosur fytyrën tuaj korrupsionit, dhe pasi keni dëshmuar në komisionin hetimor që nuk keni lidhje. I gjithë këshilli i ministrave, zv ministra, deputetë etj. Është minimumi që të flitet për të këtu sot. Sot nëse kishte përgjegjësi politike duhet të kishin dhënë dorëheqjen, kjo është afera më e madhe e shtetit shqiptar. Kushdo që flet dhe e mbron bëhet pjesë e krimit”, u shpreh Tabaku. Si kundërpërgjigje, ministri i drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se heshtja e tyre ka lidhje me reformën në drejtësi dhe se e gjithë kjo është për të respektuar ligjin. “Kur të mbërrijë puna për të na bërë moral për ndershmërinë një pjesë e juaja këtej është fundi parlamentarizmit, por heshtja jonë ka të bëjë vetëm me atë për të cilën në korrik ti vitit 2016 u bashkuam për reformën në drejtësi. Kjo që bëni ju sot është shërbimi më i mirë që i bëni ju krimit dhe këtë dëshironi të përcillni dhe sot. Prandaj kërkoj që kuvendi të bëj punë e vetë , të vazhdojë me rendin e ditës, sepse gjithë retorika e bërë nga krahu i djathtë këtu i shërben krimit dhe nuk e ndihmon drejtësinë të bëjë punën e vetë. heshtja jonë është respekt për drejtësinë dhe ligjin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy