
Kryeministri Edi Rama njoftoi reformim për disa institucione në Republikës së Shqipërisë, mes tyre edhe Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama njoftoi planin për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.
E para tepria që ngjan çdo ditë e më e tepërt e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë dhe më pas bujrum ta diskutojnë. Prandaj ky ndryshim kushtetues duhet të jetë një objektiv i yni.
Së dyti Kuvendi i Shqipërisë miraton e nxjerr ligje për të gjithë, por nuk ka ende ligjin e vetë, nuk ka pavarësinë financiare, nuk ka statusin e deputetëve të vetë, madje Kuvendi i Shqipërisë është pa shtëpi. Nuk ka një shtëpi që të ndërtojë praktikën si një shtet anëtar i Bashkimit Europian.
Duhet ligji organik për funksionimin e Kuvendit. Pas dhjetë vitesh nga reforma administrativo-territoriale, koha ka sjellë nevojën e rishikimit të një ndarje administrativo-territoriale. Do të ngremë komisionin e posaçëm parlamentar, për thellimin e kësaj reforme.
Duhet të kemi një cilësi të re të qeverisjes vendore. Komisioni i kësaj reforme duhet të punojë me të njëjtin intensitet si komisionet e përhershme. Duke ftuar dhe forcat e tjera parlamentare të japin kontributin e tyre, po deshën.
Nuk do jemi asnjëherë të gatshëm të presim këdo qoftë as edhe një minutë nëse nuk do të punojë për këtë reformë.
Së katërti duhet ngritur komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, që duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe Komisionit të Venecias.
Ndërkohë duhet të marrin përparësi depolitizimi i administratës zgjedhore. Do kemi komisione të reja parlamentare.
Shtatë komisione parlamentare do i drejtojë shumica dhe katër opozita.
Salla e seancave parlamentare do bëhen në një godinë të re. Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë duhet të ngrihet në një nivel të ri funksionimi.
Duhet një qasje e re në drejtim, modernizuese e krejt makinerisë së Kuvendit, me fokus modernizimin.
Komisionet e përhershme parlamentare dhe partia që e drejton
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- PS
Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- PS
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- PS
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- PS
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- PS
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- PS
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- PS
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- Opozita
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- Opozita
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- Opozita
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- Opozita



