Sulm me armë në SHBA, humbin jetën 5 persona

Sulm me armë në SHBA, humbin jetën 5 persona

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, pasi një person i armatosur filloi të qëllonte me armë në zonën e metrosë së Denverit, sipas burimeve zyrtare. Dy gra humbën jetën dhe një burrë u plagos në të shtënat pranë 1st Avenue dhe Broadway, tha shefi i Departamentit të Policisë së Denverit, Paul Pazen për mediat lokale.

Pas kësaj, autori qëlloi një burrë tjetër kryqëzimit të 12th Avenue dhe Williams Street. Pas dy orësh, policia raportoi vdekjen edhe të dy personave të tjerë, përfshirë edhe autorin.

I dyshuari u largua për në qendrën tregtare Belmar në Lakewood, duke qëlluar në drejtim të oficerëve. Ai qëlloi një punonjëse dyqani dhe një oficer policie të Lakewood, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen tragjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy