Assad fiton zgjedhjet në Siri, mandati i katërt në krye të vendit

Assad fiton zgjedhjet në Siri, mandati i katërt në krye të vendit

Diktatori sirian Bashar al-Assad ka fituar 95 për qind të votave dhe rrjedhimisht një mandat të katërt shtatë-vjeçar si president i vendit të shkatërruar nga lufta.

Rezultatet e zgjedhjeve në Siri u shpallën më 27 maj. Këto ishin zgjedhjet e dyta presidenciale që kur filloi konflikti 10 vjet më parë. Opozita dhe vendet perëndimore i kanë quajtur mashtrim.

Qeveria tha se më shumë se 12,000 qendra votimi ishin ngritur në të gjithë vendin për zgjedhjet e 26 majit.

Asadi kandidoi për pozitën e presidentit kundër dy figurave pak të njohura.

Në Sirinë verilindore nuk u votua, pasi ai rajon kontrollohet nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-ja. Zgjedhjet nuk u organizuan as në provincën veriperëndimore të Idlibit, bastioni i fundit i madh i rebelëve në këtë vend.

Për sirianët që jetojnë jashtë vendit, kutitë e votimit u hapën javën e kaluar në ambasadat e Sirisë, por atyre u kërkohej të paraqisnin një pasaportë të vlefshme e cila duhej të kishte vulën e daljes nga vendi.

Kjo kërkesë u pamundësoi votimin miliona sirianëve refugjatë që jetojnë jashtë vendit. Disa vende që kundërshtojnë Asadin bllokuan votimin, duke përfshirë Turqinë dhe Gjermaninë, të cilat mbajnë komunitete të mëdha refugjatësh sirianë.

Lufta civile siriane shpërtheu më 2011 kur protestat kundër Asadit u kthyen në një kryengritje të armatosur si përgjigje ndaj një goditjeje brutale ushtarake të forcave të Asadit. Luftimet kanë lënë gati gjysmë milioni të vdekur dhe gjysmën e popullsisë së vendit të zhvendosur, duke përfshirë më shumë se 5 milion refugjatë jashtë Sirisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy