Burri divorcohet nga gruaja pasi i gatuante noodles çdo ditë

Burri divorcohet nga gruaja pasi i gatuante noodles çdo ditë

Një gjykatës në Indi tha se një burrë u divorcua nga gruaja e tij sepse i gatuante noodels çdo ditë.

Gjykatësi i Raghunath tregoi për ngjarjen më 27 maj në një konferencë shtypi jashtë gjykatës në Malavadi, Vijayanagar në Mysuru, një qytet në rajonin jugperëndimor të Indisë, sipas The Neë Indian Express .

Raghunath tha për mediat se ai ishte një gjykatës qarku në Ballari kur mori pjesë në atë që ai e quajti "çështja Maggi". Ai nuk dha informacion për datën e rastit apo emrat e çiftit të përfshirë.

Burri kishte thënë në gjykatë se gruaja e tij i blinte pako me noodels dhe ia shërbente atij për mëngjes, drekë dhe darkë gjatë gjithë martesës së tyre, tha Raghunath në konferencën për shtyp, sipas gazetës.

Përfundimisht, çifti u divorcua me pëlqim e të dyja palëve, tha gjykatësi. Sipas Aktit të Martesës Speciale të Indisë, 1954, divorci me pëlqim reciprok kërkon që të dyja palët të jetojnë veçmas për një vit dhe të bien dakord për zgjidhjen e martesës.

Në një studim të vitit 2018 nga Revista Ndërkombëtare e Menaxhimit, Teknologjisë dhe Shkencave Sociale, India regjistroi një shkallë divorci prej 11%. Në të njëjtin studim thuhet se SHBA regjistroi një shkallë divorci prej 50%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy