Alibeaj: Nuk kemi lidhje okulte me Metën (VIDEO)

Alibeaj: Nuk kemi lidhje okulte me Metën (VIDEO)

Të baraslarguar nga presidenti e ndien veten edhe opozita jashtëparlamentare. Enkelejd Alibeaj thotë se qëndrimet e kreut të shtetit dhe Partisë Demokratike bashkohen  vetëm kur bëhet fjalë për interesin publik.

Nuk ka qenë në axhendën tonë të vlerësojmë  nëse e kemi apo jo mbështetjen e presidentit. Ne kemi mbështetjen e publikut, nuk ka lidhje  as okulte as të hapur ndërmjet presidentit dhe misionit të opozitës. 

Për tenderat sekretë që ai vetë ka denoncuar, Alibaj shton se Partia Demokratike nuk ka asgjë më shumë nga sa ka pasqyruar në deklaratat e saj.

Nga tenderi i parë te të tjerët, gjithçka u errësua. E vetmja gjë që mund të marrësh vesh sot është vendimi i Këshilli i Ministrave për lidhjen e kontratës, pa asnjë detaj, as çfarë është kërkuar, as procedura e ndjekur, sa kandidatë janë ofruar etj., që në bazë të ligjit duhen bërë publike.

Transparencën e bërë nga kryeministri, Alibeaj e quan një përpjekje të sforcuar të kreut të qeverisë që lë pa përgjigje shumë pyetje.

Prisja që ai apo ministreshat të dilnin me një tufë me letra, të na tregonin se ku ishin procesverbali, anëtarët e komisionit, firmat që kanë marrë pjesë, specifikime të mallrave, shuma e parave që është harxhuar. Kjo do ishte mënyra civile që ai të na hidhte poshtë çfarë kemi denoncuar.

Si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të zotit Basha, Alibeaj thotë se sjellja e kreut të Partisë Demokratike është ajo e një pretendenti për kryeministër që si prioritet ka paqen sociale.

Lidershipi i opozitës ofroi këshilla sugjerime, nuk e përdori për kredot e veta politike. Dikush mund ta përdorte dhe të acaronte situatën politike. Zoti Basha këtë ka bërë. Ka treguar fytyrën e shtetarit që duhet të jetë në krye të vendit. 

I pyetur nëse këto qëndrime kanë shtuar mbështetjen për Partinë Demokratike Alibeaj përgjigjet se perceptimi për mungesë besimi te opozita është i gabuar sidomos në një periudhë të tillë ku shqiptarët kanë nevojë për siguri dhe shtet ligjor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy