Francesca Maria Occhionero, 49 vjeçe, dhe vëllai i saj Giulio Occhionero, janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për spiunazh kibernetik.
Ata u arrestuan gjatë operacionit “Syri i Piramidës”, dhe akuzohen se kanë thyer sistemin e informacionit duke pasur akses në dokumente të sigurisë kombëtare të Italisë.
45-vjeçari që punonte si inxhinier nuklear, kishte pasion maratonat, por përveç kësaj duhet se kishte dhe një tjetër pasion të fshehtë.
Por sipas mediave italiane, në dokumentet hetimore, pas emrave të tyre dhe profileve profesionale të lidhur me këshillin bankar dhe financiar, ndodhen edhe lidhjet me masonerinë që e kryejnë aktin e spiunazhit në “vend të errët” dhe rrinë në pritje për të deshifruar ato që ata vendosin si objektiva.
Giulio dhe Francesca, sipas akuzave, prej vitesh, të paktën që nga vitit 2012, kishin infektuar kompjuterët e viktimave të tyre nëpërmjet pajisjes së quajtur Eyepiramid për të vjedhur informacione.
“Është urdhër-arresti që hedh të zezën në të bardhë për sa i përket lidhjeve të Giulio Occhionero me ambjentet e masonerisë italiane, si pjesë e llozësh ‘Paolo Ungari – Nicola Ricciotti, Mendim dhe Aksion’ në Romë,” shkruan TgCom.
Gjykata italiane beson se interesi i Giulo Occhionero tek vëllezërit e tij masonë mund të jetë e lidhur me lojërat e pushtetit në brendësi të asaj që quhet “Grand Oriente d’Italia” (Llozha masonike italiane e themeluar në vitin 1805).
Por nga dëshmitë e mbledhura deri më tani, mediat italiane shkruajnë se kjo histori spiunazhi “nuk është në iniciativë e izoluar vetëm prej një vëllai dhe motrës së tij, por përkundrazi janë të përfshirë shumë persona”.



