Shkarkimi i mbetjeve të Kurum/ Ferruni: Lajm i mirë, mbetjet janë në monitorim. Kostoja e trajtimit shumë e lartë (VIDEO)

Shkarkimi i mbetjeve të Kurum/ Ferruni: Lajm i mirë, mbetjet janë në monitorim. Kostoja e trajtimit shumë e lartë (VIDEO)

Eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni në studion e lajmeve në MCN tv ka komentuar shkarkimin e kontejnerëve me mbetje të Kurum në Porto Romani për të cilat u shpreh se ky është një lajm i mirë pasi ato tashmë mund të jenë në monitorim, ndërsa shtoi se vendi ynë ka fabrika që respektojnë standardet për trajtimin e mbetjeve.

Ai tha se një tjetër lajm i mirë është dhe fakti se ministria e mjedisit tërhiqet nga projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve e cila duhet bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas tij kostoja e trajtimit të tyre është e lartë  dhe nuk mund të bëhet 100%

Unë mendoj se nuk ka ndonjë problem për sa kohë aty respektohet një distancë që nuk dëmton popullsinë, s’ka burim ujërash që mund të ketë ndonjë rrjedhje. Natyrisht ato janë mbetje të rrezikshme, pavarësisht se përdoret fjala të dyshuara, por besoj se ato do klasifikohen si mbetje të rrezikshme, pastaj toksiciteti është diçka tjetër, por është një lajm i mirë për faktin që kemi nën kontroll deri diku të situatën. Duhen menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mendoj se çështja e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme është në fillesat e saj, ka një fabrikë pranë Kurum dhe një landfill në Fllad të Durrësit që mendohet se i respekton deri diku standardet, pra janë qelizat e fillimit, por një mënyrë është dhe eksportimi i tyre i suigurtë i cili deri tani janë shenja që tregojnë se është anashkaluar legjislacioni dhe kjo do shërbeje ky rast për të reflektuar për një trajtim sa më të mirë të këtyre mbetjeve të rrezikshme për arsye se Shqipëria ka shumë damarë ujorë dhe kjo është e rrezikshme nëse ato nuk trajtohen në mënyrën e duhur.

Një tjetër lajm i mirë është lajmi që ministria e mjedisit ka marrë një hap të rëndësishëm duke u tërhequr nga projektligji i menaxhimit të mbetjeve dhe ka përgatitur pr.ligjin e ri ku është vendosur ndalimi i importit të mbetjeve të rrezikshme dhe parrezikshme si dhe transiti i mbetjeve të rrezikshme siç ky rast ku kemi një rast tranzit të mbetjeve të rrezikshme qe nuk lejohet me ligj.  Tani jemi përballë një situate të relaksuar deri diku duke shpresuar të mos ndodhë më pas ndonjë devijim.

I pyetur se cilat janë kostot e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme ai tha se kanë një kosto relativisht të lartë, por ka dhe një element përfitues se nga përpunimi i tyre ka përfitim të disa mineraleve, metaleve me vlerë në tregun ndërkombëtar, por që natyrisht kërkon teknologji të avancuara.

Financat normalisht bëhen nga kompani private, nga ana tjetër mbetet dhe një sasi e madhe, ato kërkojnë kushte speciale dhe çmimi është shumë i lartë për trajtimin e këtyre mbetjeve.

E cila nuk bëhet 100%. Deri tani kemi qenë pothuajse aspak të kontrolluar problemi i gjenerimit të mbetjeve të rëndësishme nga kjo industri është evidente prej dekadash. Mendoj se ato mbetje do të mbeten aty për një kohë të gjatë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy