Nga aktivitetet fizike te ato muzikore/ Një mëngjes ndryshe me këngëtaren Olimpia Smajlaj

Nga aktivitetet fizike te ato muzikore/ Një mëngjes ndryshe me këngëtaren Olimpia Smajlaj

Këngëtarja e muzikës pop dhe rock, Olimpia Smajlaj, ishte e ftuar ndryshe këtë herë në një intervistë të veçantë për emisionin “Zgjohu me MCN”. 

Nga një ambient të qetë pranë Liqenit të Tiranës, artistja ndau me publikun rutinën e saj të përditshme fizike, angazhimet muzikore dhe deri te planet për të ardhmen.

Jam një ‘zog i hershëm mëngjesi’ dhe frekuentoj shpesh liqenin. 

Aktiviteti fizik është bërë pjesë e pandashme e jetës sime që prej 4-5 vitesh. Kur nuk e bëj, ndjehem keq, shumë rrallë ndodh të shkëputem nga rutina. 

E kam kuptuar që energjia dhe çlirimi nga stresi lidhen shumë me mënyrën si kujdesesh për veten. 

Nëse nuk kujdesesh për veten, nuk mund t’i dedikohesh siç duhet as punës apo angazhimeve të tjera. 

Kujdesi për trupin, shëndetin dhe pamjen është domosdoshmëri.

Olimpia zbuloi se është në prag të publikimit të tre këngëve të reja, të realizuara gjatë vitit të fundit.

E njohur për stilin e saj të veçantë, Olimpia tregon se i ka dhënë vetes hapësirë për të eksperimentuar me zhanre të ndryshme, edhe pse rock-u mbetet shtëpia e saj muzikore.

Kam gati tre këngë që mezi pres t’i ndaj me publikun. Janë pjesë e një projekti që dua ta përfaqësoj me një klip të vetëm, ose ndoshta do të nxjerr një prej tyre me videoklip të dedikuar.

Kam dëshirën për të sjellë jazz-in në një format më modern dhe të përshtatur për publikun shqiptar.

Kemi artistë xhaz-i në Shqipëri, por unë po mundohem ta trajtoj këtë rrymë me një qasje pak më ‘pop’, më moderne. Nuk dua t’i qëndroj jazz-it klasik. 

Dua ta sjell në një mënyrë që përputhet më shumë me gjuhën dhe stilin tonë, pak më cool.

Kam eksperimentuar me disa rryma përveç rock-ut, që është aty ku ndjehem më mirë, por më pëlqen shumë edhe jazz-i, pop-i dhe rrymat e tjera. Po më shijon ky eksplorim.

Për pjesëmarrjen në festivale, ajo shprehet:

Aktualisht nuk kam në plan të marr pjesë në ndonjë festival, sepse jam e përqendruar te këngët e reja. Ndoshta, nëse ndonjë prej tyre del tipike për festival, mund të shkoj. 

Kam pasur eksperienca të dyzuara në festivale, ndonjëherë jam ndjerë e vlerësuar, ndonjëherë jo.

 Ka raste kur ka meritokraci, e raste kur nuk ka.

E pyetur për jetën personale, Olimpia nuk e fsheh faktin që është në një lidhje dashurie:

Jam e dashuruar. Jemi njohur përmes njerëzve të tjerë dhe ishte një gjë shumë e natyrshme. 

Nuk ka qenë problem që isha e njohur dhe merrja komente nga njerëz, përkundrazi, ai është shumë mbështetës dhe suportues në gjithçka që bëj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy