MCN TV mëson se si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji elektrike dhjetëra fshatra në qarkun e Gjirokastrës. Më problematike situata paraqitet në Tepelenë dhe Memaliaj.
Sipas të dhënave ka patur dëmtim të përcjellësave të fidrave. Ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në zonën e Krahësit, Luftinjë, Buz, fshat Memliaj.
Fidrat janë dëmtuar në Qesarat dhe Kalivaç. Po ashtu ndërprerje ka patur edhe në zonën e Cepos në Gjirokastër.
Në terren ndodhen prej 24 orësh grupet e punës, të cilët po monitorojnë dhe ndërhyjnë në kthimin e energjisë elektrike.



