Analisti Andi Tela i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se opozita bëri gabim në bojkotimin e rezolutës kundër korrupsionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Telës rezoluta e propozuar nga Rama është një kalë beteje për këtë të fundit për zgjedhjet e ardhshme.
“Ishte një dokument që Rama e ka bërë të ditur edhe më herët. Është një lloj pamfleti me disa pika. Është kali i betejës së Ramës për zgjedhjet e ardhshme. Është një mënyrë për të angazhuar mazhorancën dhe opozitën në luftën kundër korrupsionit. Dy deputetë votuan kundër, Dash Sula dhe Agron Shehaj dhe opozita në një lloj provokimi të Ramës ku i thirri për bashkëpunim bojkotoi votimin. Është pozicion i vështirë për të gjithë dhe opozita nuk mund të thotë as që jemi dakord të luftojmë korrupsionin dhe as jemi dakord me ju në rezolutës tuaj.”



