
Gjatë gjithë ditës moti paraqitet kryesisht i vranët me shira mesatarë deri intensivë në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërsa orët e mbrëmjes pakësojnë dukshëm shirat në jug, por shira të pakët mbeten prezent në zonat veriore dhe qendrore.
Temperaturat e ajrit sërish rriten në mëngjes por një rënie me 2-3°C do të shënohet gjatë mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave.
Sipas MeteoAlb, era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor ndërsa në det dallgëzimi vijon deri 4 ballë.



