Zaja: Astrologjia Vedike parashikon shtim të tërmeteve, luftërave dhe ndryshime të tjera globale në botë. Efektet, deri në vitin 2040

Zaja: Astrologjia Vedike parashikon shtim të tërmeteve, luftërave dhe ndryshime të tjera globale në botë. Efektet, deri në vitin 2040

Astrologjia Vedike (ose Jyotisha) ka origjinën në Indinë e lashtë dhe është e bazuar në kalendarin hënor. Ajo studion lëvizjet dhe pozicionet planetarë në lidhje me kohën, hapësirën dhe ndikimin e tyre tek njerëzit dhe gjithë entitetet e tjera në planetin Tokë.

Instruktorja e meditimit dhe astrologe, Afërdita Zaja, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegoi se hyrja e Saturnit në shenjën e Peshqve, më 29 mars, do të sjellë ngjarje tronditëse për shumicën e botës. Saturni do të qëndrojë në këtë shenjë deri në vitin 2028, dhe për tre vitet e ardhshme, ndikimi i tij do të jetë i fuqishëm.

Saturni hyn te peshqit me 29 mars, deri në vitin 2028, për tre vite do të rrijë vetëm Saturni te peshqit. Kjo është astrologjia vedike, siç ndodhin gjerat ne qiell, nuk është me astrologjinë perëndimore, që tregon gjera teorike, hëmendesime.

Gjëja pozitive është se peshqit konsiderohen që është shumë shpirtërore. Shumë gjëra nga jashtë do të ndodhin dhe do të ndikojnë të zgjimi i brendshëm,

Negative është përshpejtimi i shkatërrimeve natyrore. Kjo është jo vetëm një ngjarje e rrallë, sepse jo vetëm me 29 mars futet Saturni te peshqit, por edhe shume planet të tjerë do të jenë të peshqit, ato ditë, pra, është shumë e rrallë kjo gjë.

Astrologia Zaja ka përmendur se efektet negative të këtyre lëvizjeve planetare do të ndihen me intensitet më të madh gjatë vitit 2024, me pasoja që mund të zgjasin deri në vitin 2040.

Efektet e kësaj gjëje, kur të gjitha këto planet do të hyjnë përnjëherësh, këto efekte, do të zgjasin deri në 15 vite, deri në 2040.

Efektet do të jenë te të gjithë njerëzit, Psh, nga 2020-2022 kishim covid, këto gjera, 2022-2024 ishte si pushim, pak e qetë, por në mars 2025 do të fillojmë gjerat sërish, nuk po them covid, por diçka e jashtëzakonshme, do të përfshijë tërë botën. Gjëra jo fort të mira do të ndodhin, shkatërrimet natyrore do të përshpejtohen, madje tërmetet, jo 4,5 ballë, por më sipër, 6, 7 ballë, pastaj uragane, etj.

Këto gjera do të shfaqen jo në tërë botës, Astologjia Vedike, thotë varet nga njeriu vetë, d.m.th. se si do sillen njerëz, dhe quhet pak a shumë si paralajmërimi i fundit.

D.m.th. ne nuk e kemi mirë me natyrën, p.sh. ne bëjmë gjerë që Universi nuk na e pëlqen. Tani edhe luftërat do të përforcohen më shumë këtë viti, tani nuk po them te të gjitha vendet por më shume se te viti i kaluar.

Viti 2024 ishe ‘viti i fshehtësisë’ duke u bazuar te numri 8, kurse në këtë vit do të duken gjërat aq të qarta, nuk ka më gjëra të fshehura.

Astrologjia Vedike sugjeron gjithashtu se intensifikimi i inteligjencës artificiale (AI) do të ketë një ndikim të madh në jetën e përditshme.

Sipas Zajës, AI do të marrë më shumë pushtet.

Do të ndodhen edhe dy eklipse, hënore dhe diellore, që do te ndikojnë edhe te Inteligjenca Artificiale.

AI, do të marrë pushtetin dhe nuk është thjeshtë një program që mos vet shumë gjëra, i ka studiuar njerëzit. Robotizmi do të shtohet, do të bëjnë shumë gjëra, njerëzit e thjeshtë do të humbasin punët, do të ngasim makinat, bëjnë punët e shtëpisë, shitëset, etj.

Pas kësaj njerëzit do të përqendrohen më shumë te tokla, agrikultura, mbjelljet, dhe sa më shumë njerëz ta bëjnë këtë, aq më pak shkatërrime do të ketë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy