Sulmuesi i Trump-it kishte çantë të dyshimtë/ Shërbimi Sekret: E pamë një orë përpara, por na humbi

Sulmuesi i Trump-it kishte çantë të dyshimtë/ Shërbimi Sekret: E pamë një orë përpara, por na humbi

Atentatori i Donald Trump-it ishte vënë re nga shërbimet e sigurisë një orë përpara se të nisnin të shtënat. Madje, sipas raportimeve të mediave amerikane, ai u cilësua “kërcënim” nga Shërbimi Sekret, por humbi diku në turmë më pas. Ndërsa hetimet për atentatin e dështuar ndaj kandidatit republikan Trump kanë nisur, në dy seanca, ligjvënësit amerikanë të Senatit kanë zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të policisë dhe Shërbimit Sekret, për të marrë informacione lidhur me sigurinë e ish-presidentit dhe të personit që qëlloi ndaj Trump-it gjatë mitingut në Pensilvani.

 

Drupal Ad

 

 

 

“Shërbimi Sekret na tha se kishin vënë re atentatorin një orë para sulmit, por u kishte humbur nga sytë. E identifikuan si person të dyshuar për shkak të çantës që mbante. Kjo ndodhi një orë para se të fillonin të shtënat”, tha John Barraso, senatori i shtetit të Uajomingut.

FBI-ja po udhëheq hetimin, ndërkohë që në qendër të kritikave është Shërbimi Sekret që duhet të sigurojë jetën e presidentit dhe kandidatit për president. Edhe presidenti Joe Biden ka kërkuar hetim të thelluar për të vlerësuar saktësisht ser çfarë ndodhi në Pensilvani. Mediat amerikane shkruajnë për pyetjet kryesore të publikut sa i përket ngjarjes së rëndë.

Deri më tani nuk dihet saktësisht motivi i 20-vjeçarit Matthew Crooks. Ai bleu pushkën me 50 fishekë të shtunën në mëngjes ndërsa hetuesit i gjetën tri mjete shpërthyese, dy në makinë dhe një në shtëpi. Atentatori nuk kishte historik të sëmundjeve mendore dhe nuk la pas ndonjë manifest, siç bëjnë shumë atentatorë. Ai nuk kishte medie sociale ndërkohë që FBI-ja po analizonin aktualisht pajisjet e tij elektronike.

Pyetja tjetër e rëndësishme është se si pati mundësi t’i afrohej kaq shumë Trump-it? Ai hapi zjarr nga një çati, e vendosur rreth 135 metra larg podiumit ku qëndronte Trumpi dhe kjo është e papranueshme për rregullat e sigurisë që duhej të ndërmerreshin. Në zonë, gjatë mitingut, kishte dhjetëra policë dhe agjenci të ndryshme sigurie, të cilat po ja hedhin fajin njëra – tjetrës për dështimin. Po ashtu, mediat amerikane raportojnë se qytetarë në miting kanë raportuar tek policia për një burrë që vepronte në mënyrë të dyshimtë.

Për shumë ekspertë sigurie, është e qartë se ky ishte një dështim i madh sigurie, që përfshin gabime të shumta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy