Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Meta, kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim në Kryesinë e Kuvendit. Takimi ka nisur rreth orës 10:00 dhe ka përfunduar dy orë më pas.
Takimi Rama-Meta vjen në kuadër të konsultimeve që dy krerët e aleancës së majtë zhvillojnë shpesh.
Tri javë më parë, kreu i qeverisë dhe kryetari i Kuvendit zhvilluan një takim të së njëjtës natyrë në Kryesinë e Kuvendit.



