Brazili padit WhatsApp, kërkon 287 milionë euro dëmshpërblim

Brazili padit WhatsApp, kërkon 287 milionë euro dëmshpërblim

Zyra e prokurorit federal dhe Instituti për Mbrojtjen e Konsumatorit në Brazil kanë ngritur një padi civile kundër Whatsapp duke kërkuar që të paguajë si dëmshpërblim 1.7 miliardë rea (287 milionë euro) për dëmet morale kolektive.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas prokurorisë, ndryshimet në politikën e privatësisë të bëra në vitin 2021, të cilat lejojnë mbledhjen dhe ndarjen e të dhënave personale me platforma të tjera të grupit Meta si Facebook dhe Instagram cenojnë të drejtat e përdoruesve.

Nëse Gjykata Federale pranon kërkesën për dënim, kompensimi nuk do t'u ndahet individualisht përdoruesve të dëmtuar, por projekteve të financuara nga Fondi.

Përveç kompensimit, institucionet e sipërpërmendura kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të ndarjes së të dhënave personale për qëllime specifike nga kompani të tjera në grupin Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy