Grupi i hakerave të Homeland Justice vijon me nxjerrjen e të dhënave private të qytetarëve shqiptarë.
Së fundmi Homeland Justice ka publikuar numrat e kartave të identitetit, ID, të qytetarëve shqiptarë.
Në të dhënat e publikuara del numri personal i ID-së, emri, mbiemri, vendlindja, vendbanimi dhe numri i telefonit.

Kjo është e disata herë që hakerat shtien në dorë të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë.
Dokumenti i fundit përmban 1311 faqe dhe MCN TV e disponon të plotë, por për të mos cenuar privatësinë e të dhënave të qytetarëve zgjedh të mos e publikojë.



