Turjan Hyska në Sunset BLV: “Projekti Oktapod” me 8 këngë, të ardhurat për bamirësi

Turjan Hyska në Sunset BLV: “Projekti Oktapod” me 8 këngë, të ardhurat për bamirësi

Moderatori dhe këngëtari, Turjan Hyska ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Sunset Blv, në Mcn Radio dhe TemA TV, për të folur rreth projektit të tij më të fundit muzikor. Turi ka pothuajse gati “Projektin Oktapod”, i cili përmban 8 këngë, ku secila këngë përmban nga një ide. “Provokacija”, ishte kënga e para që e hapi këtë projekt. Ndërkohë Turi u shpreh që me të ardhurat e mbledhura nga ky projekt do t’i çojë për bamirësi, edhe pse akoma nuk e ka zgjedhur kauzën në të cilën do t’i dhurojë.

 

Gjithashtu ai ka përgënjështuar fjalët që kanë dalë mbi këngën “Provokacija”, që e kanë cilësuar si një këngë pro serbe,  por Turi tha që kjo është një këngë kundra Serbisë. Një këngë tjetër që pritet nga ky projekt është mbi artistët shqiptarë që tashmë kanë ndërruar jetë, ku vetë Turi e kishte shumë përzemër  dhe u shpreh që nuk do t’i lejojë njerëzit që tja shajnë.

 

“Dr. Florin dua ta imitoj në muzikë, dua që njerëzit të më thonë që Turi këtë tekst e ka bërë si të Dr. Florit”, është shprehur më tej gjatë intervistës, Hyska. Ndërkohë që nuk ka lënë pa përmendur grupin e tij “Produkt 28”, ku u shpreh se nga ky grup identifikohet dhe me të cilin së shpejti pritet që të rikthehet me një album. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy