Matera, udhëtime VR 360° në kryeqendrën kulturore të Evropës (VIDEO)

Matera, udhëtime VR 360° në kryeqendrën kulturore të Evropës (VIDEO)

Me dhjetëra aktivitete artistike dhe kulturore po mbahen këtë vit në Matera, qytet i shpallur si kryeqendra e kulturës evropiane për vitin 2019. I vendosur në provincën e Materas dhe kryeqytet i krahinës së Basilikatës nga viti 1663 deri në 1806, Matera është një ndër qytetet më të veçanta dhe ndër më të hershme në botë. Sot, ky qytet duket se po përjeton ditët e tij më të bukura, ndërkohë që janë të pafund turistët që dynden për ta vizituar.

I njohur si qyteti nëntokësor, qendra e tij historike “Sassi” përmban shpella të lashta të banuara që nga periudha paleolitike në mijëvjeçarin X p.e.s. Ky qytet është një një nga vendbanimet më të vjetra të banuara vazhdimisht në botë. Sassi, së bashku me parkun e Kishave Rupestriane, iu është dhënë Statusi i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO që nga viti 1993, ndërsa më 17 tetor 2014, Matera u shpall Kryeqyteti Evropian i Kulturës për 2019.

Por cila është rëndësia e aktiviteteve kulturore, që po mbahen në kryeqendrën e kulturës europiane Matera gjatë këtij viti, aktivitete që kanë si moto të tyre “të ardhmen”?!

MATERA DHE E ARDHMJA

“Matera 2019 është vërtet një program i madh ku janë fiksuar shumë tema, detyra, vlera dhe qëllimi është Open Future. E ardhmja e këtij qyteti, ku njerëzit jetojnë prej 8 000 vjetësh me tradita të mëdha, background dhe trashëgimi të fortë. Ky qytet është në gjendje të rinjohë veten dhe të besojë në të ardhmen.  Kështu, 2019-a është pika kyçe për marrjen e trashëgimisë si një lloj frymëzimi për artistët dhe të bëjnë krijime bashkëkohore, duke filluar nga trashëgimia, nga e shkuara, por duke e lidhur fuqimisht me vlerat evropiane dhe të ardhmen. Nuk është vetëm rezultati që është i rëndësishëm, por është gjithë procesi që kemi bërë, duke ftuar këtu artistë dhe duke bashkëkrijuar me ta.  2019-a do të jetë pjesa më kryesore dhe më me vlerë e këtij projekti, që po bëhet më i dukshëm për audiencën, por gjithashtu duke i dhënë çelësin, duke bërë pyetje, duke ndarë përvoja, duke ndarë gjithashtu edhe rezultatet, por edhe duke pyetur për të ardhmen. Vlerat e programit janë ekstremisht të rëndësishme. Si shembull është ekonomia, sepse këtu në rajon ekonomia, paratë janë shumë të rëndësishme për jetën e tyre.”

Ariane Bieou, Menaxhere e programeve kulturore, Fondacioni “Matera Basilicata 2019”, European Capital of Culture bën me dije se shumë nga projektet e propozuara dhe që po mbahen në Matera janë projekte eksperimentale, që ndërthurin së bashku disa disiplina.

Ne përgatitëm 50 projekte në katër vitet e shkuar, që qenë të frytshme dhe sollën disa lloje rezultatesh. Ne filluam me një përvojë si bashkëkrijimi dhe kurrë nuk e patëm ndër mend të zbatonim projekte sipas disiplinës. Qëllimi ishte të fillonim realizimin e projekteve sipas disa temave kryesore dhe në bazë të këtyre temave. Ky ishte niveli i parë, ku përmes disa temave, fjalive përmblodhëm disa nga vlerat e Matera 2019 dhe më pas këtyre ideve iu dhamë skenën e bukur lokale, duke ftuar artistë dhe partnerë nga gjithë Evropa. Si përfundim, nuk kemi rezultate nga disiplina të caktuara, por kemi përmbajtjen kryesore, që janë aktivitetet: art performancë apo instalim, e kështu me rradhë. Por të gjitha këto janë të shpërndara në libra, e-book., film etj. Disa nga projektet ndërthuren midis tyre, ndërsa disa të tjerë janë ekstremisht eksperimentalë, siç është përshembull projekti i MaTerre, një ndër më eksperimentalët, sepse filloi si dëshirë për të sjellë një grup kineastë të angazhuar në Evropë, veçanërisht në pjesën jugore dhe mesdhetare të Europës, në mënyrë që ata të vinin në Matera dhe të bënin film. Dhe rezultati është një projekt poetik, por me kineastë VR, një eksperiment në qytetin e Materës dhe rajon, një mënyrë e re të bërit film dhe thithjen e audiencës.

Matera është një nga zonat që është shndërruar në sheshxhirimi, jo vetëm për projektet gjatë këtij viti si kryeqendër e kulturës, por ka një histori të gjatë në këtë drejtim.

SHESHXHIRIMI/ NGA PASOLINI NË HOLLIVUD

Emri im është Domenico Bruno dhe jam një nga menaxherët e Zonës Kulturore në Matera, Basilicata 2019 Foundation, fondacion që mban përgjegjësinë e punës për Materën si Kryeqendër e Kulturës. Unë jam i ngarkuar për projektet audio-vizive, që po bëjmë këtë vit në Matera. Matera ka një histori të gjatë në botën audio-vizuale dhe të filmave në veçanti, madje edhe në filmat artistikë ndërkombëtarë, duke filluar nga Pasolini gjatë viteve '60 dhe për të vazhduar me Mel Gibson me "The Passion of Christ", ribërja e “Ben Hur”,  “Wonder Woman” dhe shumë filma për Jezusin, por jo vetëm për Jezusin dhe historinë e tij. Direkt pas shpinës sime ju mund të shihni qytetin tim, atë ku kam lindur, që është vërtet një qytet shumë i vjetër, dhe shumë regjisorë zgjedhin të vijnë këtu dhe të realizojnë filmat e tyre.

Bruno vëren se për programin kulturor të “Europan Capital of Culture”, ai ndjek tre programe audiovizive.

Një prej këtyre projekteve është për emigrimin e njerëzve nga Basilicata në botë dhe jo vetëm për emigrimin, por edhe për qytete të vegjël, që mbijetuan në kodra, male dhe tani po përjetojnë mungesën e njerëzve që jetojnë në ta.

Për pak vjet mbase në këta qytete nuk do të ketë asnjë njeri që të jetojë. Të rinjtë e këtyre qyteteve kanë shkuar në qytete të tjerë, në Veri të Italisë apo në vende të tjera në Europë, apo në SHBA, për të gjetur një jetë të re, kështu që gjyshërit apo stërgjyshërit e tyre po përjetojnë një emigrim të ri. Disa dokumentarë ndjekin historitë e tyre dhe historitë e njerëzve, të cilët ishin lindur në vende të tjera.

Projekti i tretë është një film kolektiv i drejtuar nga një regjisor iranian, i cili ka mbledhur shumë histori, që njerëz nga Basilicata i kanë dërguar gjatë vtit të fundit dhe pastaj ai ka shkroi skenarin dhe xhiroi filmin gjatë muajve shtator, tetor 2018. Tani filmi thuajse ka përfunduar dhe në shtator 2019 besojmë se do të jetë lançimi dhe shfaqja zyrtare e filmit. 

RRËFIME POETIKO-FILMIKE PËRMES REALITETIT VIRTUAL

Ndërsa flet për këta projekte, Bruno ndalet në projektin MaTerre, “Mediterranean European Poetry Film Workshop”.

“Një prej projekteve është një projekt për të ardhmen, sepse realizohet me teknologjinë VR, bën bashkë poezinë vizuale dhe filmin dhe është quajtur MaTerre, duke filluar nga poema e një poeti lokal, Roco Scotellaro. Me gjuhën e poezisë dhe me sytë e poetit ne mund të xhirojmë në të gjithë periferinë, hapësirën, tokën materiane dhe të tregojmë për këtë qytet në një mënyrë të re, në mënyrën e realitetit virtual, 360 gradë, kështu që mund të kapet hapësira, natyra, të dëgjoni, të shihni dhe të përfshiheni në të. 

“MaTerre” bëri bashkë për dy javë në Matera poetë dhe kineastë nga rajone të ndryshme të Europës dhe Mesdheut, puna e të cilëve do të përfundojë me realizimin e pesë filmave poetikë në teknologjinë VR.

 

NJË PROJEKT VR NË SHQIPËRI?!

Ajo çfarë është interesante është se Paggiarin dhe Gri mendojnë dhe e shohin me interes, që në të një ardhme të afërt të mbajnë një workshop të ngjashëm lidhur me teknologjinë VR edhe në Shqipëri.

Mendoj se ky projekt mund të replikohet edhe në vende të tjera, mbase edhe në Shqipëri, sepse do të ishte interesante të shihnim vende të ndryshme, shtete të ndryshme, qytete të ndryshëm me këtë këndvështrim gjithëpërfshirës. Do vazhdojmë më tutje të shohim produktet finale, por jam vërtet pozitive për çfarë do të marrim nga kjo, sepse skena ishte madhështore, po ashtue dhe skuadra dhe idetë. Jam vërtet e lumtur që kam qenë pjesë e MaTerre.

SHQIPËRIA, NJË FTESË PËR KRYEQYTET EUROPIAN TË KULTURËS

Matera është zgjedhur si Capital of Culture, besoj vërtet për shkak të mikpritjes dhe komunitetit të njerëzve që e bënë këtë të mundur. Kjo ishte pika fillestare kur projekti iu prezantua Komsionit Evropian. Pika tjetër është gjithashtu kjo lidhje me të ardhmen. Europen Capital of Culture është jo thjesht për të bërë disa evente, por është për të qenë vërtet në gjendje të eksperimentojë dhe të sjellë vlera të reja ndaj të tjerëve. Do të ishte e këndshme për ne të pyesim gjithashtu vende të tjera si Shqipëria çfarë do të bënin nëse do t’u pëlqente të bëheshin kryeqendër e Kulturës Europiane?! Kush do të jetë fokusi kryesor? Në rastin tonë është Opem Future. Por po ju pyes, çfarë mund të jetë motoja e shqiptarëve në mënyrë që të prezantojnë shtetin e tyre, qytetet e tyre në Europë?! Tashmë kapitalet e kulturës do të jenë kryesisht në jug apo juglindje të Europës, duke sjellë një vizion të fortë, vizionin jugor të Europës, që në një mënyrë të balancojnë vizionin e zakonshëm të Europës ekonomike.

MANASTIRET DHE KISHAT

Por Matera ruan një koleksion të madh dhe të larmishëm edhe të ndërtesave, që lidhen me besimin e krishterë, duke përfshirë një numër të madh të kishave rupestre të gdhendura nga shkëmbi kalcarenit i rajonit. Këto kisha, të cilat gjenden edhe në rajonin fqinj të Pulias, u renditën në vitin 1998 në Monumentet e Botës që duhen parë nga Fondi i Monumenteve Botërore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy