Në pranga zyrtarë e biznesmenë, Zhabina: SPAK ka qenë hermetik, s’ka pasur rrjedhje informacioni (VIDEO)

Në pranga zyrtarë e biznesmenë, Zhabina: SPAK ka qenë hermetik, s’ka pasur rrjedhje informacioni (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina deklaroi në studion e MCN Live se operacioni i SPAK në disa qytete të vendit, ku u arrestua biznesmenë, policë dhe prokurori i Kukësit ka nisur që prej 3-4 vitesh, kryesisht që nga vrasja e Gjin Boriçit në 2020. Sipas Zhabinës, përgjimet kanë nxjerrë në dritë dhe atentate të tjera që mund të kryheshin. Më tej gazetari tha se kjo dosje është një nga të paktat që ka pasur rrjedhje informacioni dhe se SPAK ka qenë shuëm hermetik. "Para 2-3 vitesh dhe më herët kur Shkodra gëlonte nga vrasjet atëherë, SPAK dhe prokuroria bëri bashkë disa vrasje që kishin ndodhur duke i futur nën tutelën e një grupi të strukturuar. Një nga ngjarjet që ka qenë në hetim ka qenë vrasja e Gjin Boriçit në 2020. Për këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë Behar Bajri, dhe ndihmë ka qenë dhe Ervis Martinaj. Këtu besoj ka filluar zbërthimi i këtij grupi që kanë ardhur në 14 arreste. Prokurori Xhevair Lita ka vendosur mbylljen e hetimeve për këtë rast, ai hetohet për korrupsion. Nuk e dimë si ka kaluar korrupsioni. Oltion Bistri akuzohet për nxjerrje sekreti. Kemi dhe Hasanbegën, i shpallur në kërkim për krijim kushtesh për një atentat ndaj Ibrahim Licit që është kundërshtar i Bajrave. Për Pëllumb Gjokën kemi disa përgjime ku ka porositur eliminimin e një ish polici të burgjeve që e ka plagosur në vitin 2017. Përgjimet kanë nxjerrë në dritë dhe atentate të tjera që mund të kryheshin. Përmendet dhe emri Genc Tafili, i njohur në Shkodër që do ekzekutohej, por nuk është bërë e mundur. Nga përgjimet 3-4 vitet SPAK i ka pasur në hetim, që nga vrasja e Gjin Boricit. Akuzat bien njëra pas tjetrën, sa më shumë zgjat procesi akuzat lehtësohen dhe personazhet ia hedhin me pak vite burg, por janë në survejim. Policia dhe prokuroria ka ndërhyrë duke shmangur e ngjarje të tjera. Kemi vetëm disa pasazhe të dosjes, SAPK ka qenë hermetik. Nga të paktat ngjarje që nuk ka pasur rrjedhje informacioni. Nuk kemi informacione sa urdhër arreste janë ekzekutuar". I pyetur për raportin e publikuar në media për Tom Doshin, Zhabina tha: "Në 2015 Tom Doshit i është revokuar viza për në Australi. Kjo çështje ka kaluar në gjykatë atje dhe vazhdon të jetë. Nga një kontakt asokohe me avokatin e Doshit, ai tha që çështja do shkojë në favor të Doshit se i bie Ministrisë së Brendshme barra për të provuar pretendimet se pse nuk e kaluar testin e drogës. Agjencia që ka publikuar lajmin është një nga më seriozet, por nuk kemi provat që tregojnë konkretisht. Është një vendim i gjykatës australiane në 2021, flet për revokimin e vizës së Doshit, edhe aty flitej për këto dyshime, Unë nuk e kam lexuar shkrimin e plotë, kam parë vetëm pasazhe. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga vendimi i revokimit të vizës, për dyshime flitet atëherë për dyshime flitet dhe tani".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy