A mund ta pushtojë Kina Tajvanin? Flet Presidentja e shtetit ishullor

A mund ta pushtojë Kina Tajvanin? Flet Presidentja e shtetit ishullor

Qeveria në Pekin është shumë e “mbytur” me çështjet e brendshme për të nisur një sulm ndaj Tajvanit, ka thënë udhëheqësja e ishullit Tsai Ing-wen, duke sugjeruar se Republika Popullore nuk ka plane të menjëhershme për ta pushtuar. 

Duke folur në një ngjarje të organizuar nga New York Times të enjten, Tsai tha se shanset për luftë mbeten të ulëta, duke përmendur mbështetjen e fortë ndërkombëtare për Tajvanin dhe hezitimin e Pekinit, duke pasur parasysh “sfidat e tij ekonomike dhe financiare, si dhe politike”.

“Mendoj se lidershipi kinez në këtë moment është i mbingarkuar nga sfidat e brendshme. Dhe mendimi im është se ndoshta kjo nuk është koha që ata të konsiderojnë një pushtim të madh të Tajvanit,” tha ajo, duke shtuar se “komuniteti ndërkombëtar e ka bërë të qartë dhe me zë të lartë se lufta nuk është një opsion, dhe paqja dhe stabiliteti i shërbejnë të gjithëve.”

Presidentja tajvaneze teksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për ishullin, "veçanërisht në frontin e sigurisë" dhe tha se mbështetja ndërkombëtare ishte gjithashtu "aq solide sa ka qenë ndonjëherë, nëse jo më e fortë".  Në lidhje me mundësinë e një konflikti me Pekinin, ajo vuri në dukje se Taipei dhe Uashingtoni kanë "menaxhuar rrezikun bashkërisht", por tha "Unë mendoj se ne jemi në rregull në këtë drejtim".

Ndërsa Tajvani është vetqeverisur prej kohësh, Pekini e sheh ishullin si pjesë të territorit të tij, duke rezervuar të drejtën e ribashkimit me forcë nëse shpall zyrtarisht pavarësinë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy