Reshjet e shiut/ ARRSH: Situata problematike në disa zona

Reshjet e shiut/ ARRSH: Situata problematike në disa zona

Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit kanë krijuar sërish problematika në disa zona të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se zona më problematike vijon të mbetet rruga e Dardhës në Korçë, ku për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet qarkullimi me zinxhirë.

Sipas ARRSH-së, në segementet rrugore Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll këto akse për shkak të rënies së materialeve në rrugë.

Situata shihet problematike edhe në qytetin e  Vlorës, konkretisht në aksin Vlorë-Orikum ku është shembur një pjesë e rrugës dhe bëhet kalimi me një sens.

Gjithashtu gjatë natës një pjesë e tokave bujqësore në Fush-Krujë janë përmbytur.

Ndërsa dalja e lumit Erzen nga shtrati ka izoluar 12 familje në Shijak.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy