Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkiqi, 51 vjeç, ka rënë pre e dhunës dhe goditjes me sende të forta.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e së dielës ku kancelari sapo ishte ngritur nga një kavene pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.
Burime për MCN Tv bëjnë të ditur se Sulkuqi është qëlluar sapo ka hyre në lagjen muzeale “Kala”, ku paraprakisht dyshohet të jetë goditur disa herë me levë hekuri në trup, nga persona të paidentifikuar.
Policia ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonë, ndërkohë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Paraprakisht nga ana e uniformave blu është bërë shoqërimi i disa personave, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Policia tha zyrtarisht se “Më datë 10.04.2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”



