Gjermania: Integrimi i Ballkanit në BE, për të mos lejuar penetrimin e vendeve të treta

Gjermania: Integrimi i Ballkanit në BE, për të mos lejuar penetrimin e vendeve të treta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushat, po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani ku takoi homologun e tij, Haiko Maas.

Të dy ministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e madh që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë dhe perspektivën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria si impresionuese dhe shembull për rajonin sa i takon reformës në drejtësi, ministri i Jashtëm gjerman shtoi se është vendimtare që kjo rrugë të vazhdojë, ndërsa u bëri thirrje aktorëve politikë në vend të mbështesin këto reforma të rëndësishme për vitin 2019.

Nga ana tjetër, Maas shprehu bindjen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interesin e kësaj të fundit për të shmangur shtrirjen e ndikimit të forcave të treta në rajon.

Ministri Bushati falënderoi Gjermaninë për qëndrimin e qartë për sa i takon vendimmarrjes së fundit të BE-së.

 “Rruga jonë është e qartë për sa i përket 2019-s dhe 12 muajt e ardhshëm do t'i shfrytëzojmë maksimalisht duke punuar ngushtësisht me Komisionin Evropian për procesin “screening”, nënvizoi Bushati.

Të dy ministrat u ndalën dhe tek siguria dhe klima me të cilin përballet Ballkani Perëndimor dhe roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy