Zaev zbuln katër propozime për emrin e ri të Maqedonisë

Zaev zbuln katër propozime për emrin e ri të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se janë katër alternativa që i janë paraqitur Athinës sa i përket mundësisë për të zgjidhur çështjen e emrit. Në një intervistë për agjensinë Reuters, shefi i ekzekutivit maqedonas, thekson se diskutimet tani janë në një fazë substanciale dhe se shpreson që të gjendet gjuha e përbashkët në muajt në vijim.

"Sugjerimet tona janë: Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Maqedonisë së Sipërme, Republika e Maqedonisë së Vardarit dhe Republika e Maqedonisë bashkëngjitur me emrin e kryeqytetit, Shkupit. Kjo besoj se bën qartësisht një dallim gjeografik. Ne kemi filluar negociatat dhe po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Unë shpresoj që të gjejmë një zgjidhje gjatë muajve të ardhshëm”, tha kryeministri maqedonas.

Më tej, Zaev nënvizon se qeveria e tij ka shfaqur vullnet pozitiv për t’i dhënë fund problemeve fqinjësore, duke ndryshuar emrin ‘Alexandri i Madh’ që mbante aeroporti i Shkupit si dhe të autostradës që lidh dy vendet, e cila do të quhet prej këtej e tutje, ‘Rruga e Miqësisë’. Në mbullje, Kryeministri i Maqedonisë nënvizon se zgjidhja e çështjes së emrit, i hap rrugën vendit të tij për të avancuar në përpjekjet e integrimit në BE dhe NATO.

Ai u përgjigj pozitivisht edhe pyetjes nëse Greqia do të ishte e lumtur me një nga këto opsione. 

"Ata kanë disa mundësi që preferojnë dhe disa që nuk i preferojnë aq shumë sa i përket emrave", tha Zaev. 

Sipas tij, pyetja mbetet nëse ka një "nevojë reale" për të ndryshuar kushtetutën maqedonase, të cilën Greqia e ka kërkuar disa muaj më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy