Pas 46 vitesh në pritje të dënimit me vdekje, japonezi dëmshpërblehet me 1.2 milionë euro

Pas 46 vitesh në pritje të dënimit me vdekje, japonezi dëmshpërblehet me 1.2 milionë euro

Pasi kaloi 46 vjet në pritje të dënimit me vdekje, me rrezikun për t’u ekzekutuar çdo ditë, i moshuari japonez Iwao Hakamada, i liruar nga një rigjykim i bujshëm është shpërblyer me rreth 1.2 milionë euro dëmshpërblim, të barabartë me 12.500 jen për çdo ditë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i gjykatës japoneze. Ky është kompensimi maksimal i parashikuar nga ligji japonez, një shifër që në realitet nuk është domosdoshmërisht në përpjesëtim me stresin ekzistencial që ka pësuar tashmë 89-vjeçari, i cili ka mundur të marrë një rishikim të gjyqit falë edhe betejës shumëvjeçare të zhvilluar nga një motër, e cila sot kujdeset për të.

Hakamada u shpall i pafajshëm vitin e kaluar në një rishikim të dënimit me vdekje që mori në vitin 1968 për një vrasje të katërfishtë. Provat që ishin prodhuar për të nxitur dënimin ishin diskredituar prej kohësh. Në shtator ai doli nga burgu me shumë falje.

Lajmi ka shkaktuar bujë të madhe dhe diskutime mbi dënimin me vdekje, ende në fuqi në Japoni dhe duke u praktikuar.

“Kërkuesi do të shpërblehet me 217362.500 jen”, ekuivalente me rreth 1.2 milionë euro, i tha AFP një zëdhënës i Gjykatës së Qarkut Shizuoka, duke komentuar vendimin e së hënës.

Gjatë rishikimit të procesit gjyqësor, gjyqtari kishte vendosur se provat kundër Hakamada-s ishin të fabrikuara dhe se marrja në pyetje që i ishte nënshtruar kishte qenë çnjerëzore, e cila synonte të shkaktonte “vuajtje fizike dhe mendore” dhe të nxirrte deklarata nën detyrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy